60-vjeçari Sejdi Blakaj, 38 herë kampion i Kosovës

Sejdi Blakaj ka 60 vjet, por fare nuk e pengon kjo të fitoi tituj në garat e seniorëve në hedhjen e diskut.

Ai është anëtar i klubit atletik Besa nga Peja dhe kampion i 38-fishtë i Kosovës, nuk njeh rival dhe i bën telashe edhe të rinjtë.

Askush nuk ka mundësi deri me tani t’ia rrëmben vendin e parë, që po sundon në këtë moshë ndaj seniorëve, shkruan Bot Sot.

Në garën e fundit në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, Sejdi Blakaj shënoi edhe një rekord të paparë: fitoi titullin e 38 me radhë të kampionit në hedhjen e diskut. Përndryshe Blakaj që nga dita e parë e garave në këtë sport – 1980 e deri me sot nuk ka pësuar asnjë humbje në hedhjen e diskut.

Sejdiu tani veç ka filluar dhe do të vazhdoj me përgatitjet intensive për garat që e presin në vitin 2018: Kampionati Ballkanik në Slloveni dhe ai Evropian.