Drita pranë mbetjes në barazh, fitojnë Feronikeli e Hajvalia

 Kanë përfunduar të gjitha takimet e javës 31 të Raiffeisen Superligës. Drita ka pësuar humbje si vendas 4:0 nga Trepça ’89, duke shtuar tani gjasat për mbetje në barazh.

Liria mundi 2:1 Besën, kurse Drenica fitoi 6:2 ndaj Vushtrrisë.

Prishtina me golin e vetëm të Gentrit Begollit, thuajsje siguroi ikjen nga barazhi, pasi mundi 1:0 Istogun.

Kampioni Feronikeli mposhti 2:1 Llapin, derisa takimi mes Hajvalisë dhe Gjilanit u mbyll 3:1 për vendasit.

 

Kronikat 

Feronikeli – Llapi 2-1

90+5′ Mbyllet takimi, kampioni fiton 2:1.

85′ GOL: Përparim Livoreka realizon për 2:1 me parabollë.

75′ GOL: Feronikeli – Llapi 1:1. Egzon Sinani barazoi rezultatin.

73′ GOL: Mark Milicaj zhbllokon rezultatin, 1:0 për Feronikelin.

30′ Ende pa gola në Drenas.

Gjyqtarë: K.Vula. B.Kepuska. S.Haziri. N.Rraci

 

Drita – Trepça 89 0-4

Mbyllet takimi, fiton Trepça ’89 0:4.

89′ GOL: 0:4, sërish Blerand Kurtishaj.

87′ GOL: I treti për Trepçën ’89. Blerand Kurtishaj realizon.

65 GOL: Akiniemi sërish realizon për 89-shin.

42 GOL: Adeleke Akinyemi dhe Drita – Trepça ’89 0:1.

– 30′ Nuk ka gola në Gjilan, lojë e hapur e të dyja skuadrave.
Gjyqtarë: B.Kosumi. J.Musolli. F.Jakupi. B.Jahmurataj

 

Hajvalia – Gjilani 3-1

90+3′ Mbyllet takimi. Hajvalia fiton 3:1.

65′ Ndërrim tek Hajvalia. Serbi Sasha Nisiç debuton për vendasit. 

60′ GOL: Sergio Junior dhe 3:1 për Hajvalinë.

54′ GOL: Alban Rexhepi realizon për 2:1. Gol nga Gjilani.

35′ GOL: Braziliani Sergio Junior është autor i golit të dytë për Hajvalinë.

23′ GOL. Shkëlqim Pacolli realizon për epërsinë e Hajvalisë.

Gjyqtarë: B.Gashi. E.Zeqiri. F.Abrashi. I.Shuleta

 

Drenica – Vushtrria 6:2

90+2′ Mbyllet takimi, fiton Drenica 6:2.

72′ GOL: Sërish Hysen Tahiri dhe 6:2 për Drenicën

68′ GOL: Nuk ndalen golat në Skenderaj. Vjen goli i pestë për Drenicën, shënon Hysen Tahiri.

65′ GOL: 4:2. Gentrit Mehmeti shënon autogol.

64′ GOL: Vushtrria zvogëlon rezultatin në 3:2. Autor i golit, Lulëzim Neziri.

37′ GOL: Etrit Halimi shënon për 3:1. Gol nga Vushtrria.

35′ GOL: Drenica realizon për 3:0. Shënues Granit Arifaj.

24′ GOL: Hysen Tahiri realizon për 2:0.

15′ GOL: Drilon Osmani shënon golin e epërsisë për Drenicën.
Gjyqtarë: B.Batalli. M.Berisha. V.Kelmendi. M.Baliu

 

Prishtina – Istogu 1-0

90+3′ Mbyllet takimi, fiton Prishtina 1:0

50′ Prishtina rrezikon disa herë në fillim të pjesës së dytë, por nuk gjen golin e dytë.

33′ GOL: Prishtina gjen golin. Është Gentrit Begolli që ka shënuar. Berat Hyseni kreu shumë punë.

8′ Penallti për Prishtinën. Labinot Osmani gjuan jashtë portës.

 

Formacionet:
Prishtina (4-3-3): Bekaj – Thaqi, Milloviç, Kukaj /c/, Ahmeti – Boshnjaku, E. Krasniqi, P. Osmani – Begolli, Lushtaku, L. Osmani. Zevendesues: Muqiqi, Islami, Dajaku, Dr. Gashi, Kelmendi, Hyseni, Abdul.
Istogu: Hajrizaj – Kastrati, Cacaj, K. Gashi, Maxharaj, Shabanaj, Duraku, F. Gashi, Bajramaj, D. Gashi, Hoxha.
Gjyqtarë: T.Maloku. F.Sekiraqa. B.Rama. L.Mustafa

 

Liria – Besa 2-1

90+3′ Mbyllet takimi, fiton Liria 2:1

61′ GOL: Kastriot Rexha ka shënuar për 2:1.

54′ GOL: Realizon Liria, realizon Liridon Fetahaj. Pas një soloaksioni ai gjen më në fund rrjetën, 2:0.

49′ Liridon Fetahaj driblon një kundërshtar, kalon edhe portierin, por godet shtyllën, çfarë rasti shkon huq për Lirinë.

42′ Vigan Rexhaj godet transverzalen për Lirinë.

-GOL’ - Liria realizon në minutën e parë. Fisnik Ramadanaj shënon

Gjyqtarë: H.Hajdari. S.Berisha. E.Baliqi. A.Tahiri