Trepça ’89 fiton edhe Superkupën e Kosovës (FOTO)

Trepça ’89 ka fituar edhe Superkupën e Kosovës në futboll.

Mitrovicasit mundën 5:0 Besën, fituese të Kupës. Pjesa e parë u mbyll 1:0, kurse në të dytën, kampionët ‘shpërthyen’ me gola.

Ndeshja u luajt në stadiumin e Gjilanit, para pak shikuesve.

Kronika e ndeshjes

TREPÇA ’89 – BESA 5:0

Mbyllet takimi, Trepça ’89 fiton Superkupën

90+1′ GOL: Vjen edhe goli i pestë, këtë herë nga Otto John.

85′ Spektakël i 89-shit dhe vëllezërve Muja. Pas goditjeve të shpeshta në portën pejane, Florent Hasani arrin të shënojë.

78′ GOL: Arbnor Muja shënon për 3:0, pas asistimit maestral të Muharrem Jasharit.

75′ Goditje e fortë e Florent Hasanit, pret portieri i ri, Gega. Paraqitje e mirë e ‘gardianit’ pejan.

70′ Fetim Kasapi gjuan bukur, por skaj portës.

57′ GOL: 2:0. Shpëtim Idrizi shënon me kokë pas harkimit të Chibuezes, kur portieri ishte i shtrirë.

56′ Rast ideal i Besës. Merlaku vet me portierin Hajdini, fiton duelin ky i fundit.

52′ Besa nis të ringjallet, rrezikon disa herë, veçohet gjuajtja shumë e mirë e Fatlum Gashit, e cila u prit nga Bledar Hajdini.

+++

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, 1:0

43′ GOL: Aksion perfekt nga e djathta, realizon Henri Chibueze. Muharrem Jashari kreu punë të madhe, derisa asistoi Florent Hasani.

22′ Shpëtim Idrizi nga gjuajtja e lirë godet transverzalen. Shpëton Besa.

1‘ Fillon ndeshja në Gjilan. Gjendja e fushës s’duket e mirë, derisa tribuna është e zbrazur.

20813202_10213716694734290_1425510843_o

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Izmaku, Asere, Potoku, Maloku, Jashari, Hasani, Idrizi, Chibueze, John.

Besa: Gega, Xhafa, Bishtani, Sheqerolli, Berisha, Qorraj, Kasapi, Maloku, Gashi, Merlaku, Rexhaj.