Drenica mbetet në Superligë, Dukagjini në Ligën e Parë

Drenica mbetet në Superligë. Kuqezinjtë mposhtën Dukagjinin 2:1, në takimin e vlefshëm për barazh.

Ndeshja u zhvillua në “Riza Lushta” të Mitrovicës. Hysen Tahiri dhe Liridon Syla shënuan për kuqezinjtë, kurse Altin Merlaku për Dukagjinin.

Të gjithë golat erdhën në pjesën e dytë.

 

Kronika

DRENICA – DUKAGJINI 2:1

90+8 Mbyllet ndeshja, feston Drenica, zhgënjim për Dukagjinin.

90+7′ Penallti për Drenicën, pengohet Granit Arifaj. Hysen Tahiri e gjuan jashtë.

90+3′ Rast ideal për Drenicën, Arifaj e humb vetëm me portier.

90+ SHtatë minuta shtesë nga gjyqtari Genc Nuza.

90′ Dominon Dukagjini, kërkon me ngulm golin e barazimit.

83′ GOL: Liridon Syla shënon super gol dhe 2:1 për Drenicën.

68′ Dukagjini lëshon rast ideal, vet me portier.

63′ GOL: Dukagjini barazon përmes Altin Merlaku.

58′ GOL: Hysen Tahiri super gol nga gjuajtja e lirë. 

57′ Gjuajtje e lirë për Drenicën.

– Nis pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, mbetet 0:0.

42′ Çfarë rasti, Granit Arifaj lëshon mundësi të artë, del vet me portier.

40′ Hysen Tahiri gjuan mirë, portieri i Dukagjinit shpëton gol të sigurt, mbetet 0:0.

34′ Gabon Lushtaku, Dukagjini lëshon rast ideal përmes Merlakut.

29′ Përsëri rrezikon Dukagjini me Merlakun, topi mbi portë.

26′ Rast i mirë për Endrit Malokun në zonë, por ai shkon shumë djathtas dhe gabon totalisht.

20‘ Rrezikon Elezaj nga goditja e dënimit, topi pak centimetra jashtë portës drenicase.

16′ Goditje e fuqishme nga Elezaj i Dukagjinit, pret portieri Ymeri.

5′ Drenica dominon në fushë, Dukagjini mbrohet mirë.

1′ Fillon ndeshja në Mitrovicë. Atmosferë impozante nga tifozët nga Skënderaj e Klina.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Rexhaj, Geci, Byjta, Syla, Thaçi, Abazi, Maloku, Tahiri, Arifaj. Trajner: Fadil Rama.

Dukagjini: Haxhijaj, Bacaliu, Zallaj, Avdyli, Merlaku, Elezaj, Haliti, Kabashi, Palushaj, Gashi, Dakaj. Trajner: Severin Elezaj. 

Gjyqtar kryesor: Genc Nuza.