50 mijë euro për bankën rezervë, lëndimi ia “djeg” Llapit lojtarin më të shtrenjtë në Kosovë

Llapit i ka shkuar huq investimi marramendës në Ahmet Jonuzin, të paktën në pjesën më të madhe të stinorit vjeshtor.

Sulmuesi që i kushtoi Llapit 45-50 mijë euro në verë, nuk po luan që prej xhirove të para, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kjo domosdoshmërish është përkhyer në rezultatet negative të ekipit, që ka mbetur prapa në luftën për titull.

Në mungesën e Jonuzit, sulmuesi kryesor i Llapit është bërë Festim Alidema, që mund të konsiderohet si befasia e këndshme e sezonit deri më tani.

Klubi nuk ka konfirmuar se kur do të kthehet ish-sulmuesi i Prishtinës. /Gazeta Olle/

IMG_6020