5 arsyet që e larguan Lorik Canën nga Lazio

Mediat italiane kanë përshkruar pesë arsyet që e larguan Lorik Canën nga Lazio.

Lojtari është në pritje të një aventure të re. ‘sportcafe24.com’ shkruan arsyet që kanë të bëjnë edhe më skadimin e kontratës vitin e ardhshëm, transmeton GazetaOlle.com.

 

  1. Luftëtari – Cana ishte padyshim njëri prej lojtarëve me temperamentin më të lart te Lazio dhe jo çuditërisht është quajtur ‘luftëtari’ për shkak të shpirtit të tij luftarak. Ai ka luajtur në çdo lojë me përkushtim dhe pasion, por ndoshta jo në përputhje me lojën e trajnerit Stefano Pioli, i cili shpesh ka preferuar lojtarë tjerë.
  1. Parametrat zero – duke parë se lojtarit do t’i skadojë kontrata edhe një vit, dhe ai mund të shitej me parametra 0, duket se të dyja (Cana dhe Lotit) palët qëllim të përbashkët kishin përfimin e dyanshëm.
  1. Luajtja në një tjetër kampionat – Ai gjithnjë tha se ishte i gatshëm për të sfiduar ndonjë aventurë të re. Bundesliga duket se ishte dëshira e shqiptarit, i cili megjithatë mund të kthehet edhe tek Olympique Marseille, ku luajti për katër vite.
  2. Futbolli francez – Ai arriti që rininë dhe karrierën e tij më të mirë si lojtar e kaloi në Francë, dhe duket se loja franceze i përshtatet më së miri me aftësitë e tij.
  3. Dëshira Evropë – Dëshira është që të përjetojë një tjetër përvojë para mbylljes së karrierës. Ai dëshironte të luante në Spanjë, Gjermani apo edhe Francë, por thotë se është i gatshëm për të shkuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndjekur rrugën e shumë lojtarëve të mdhenj. Qëllimi i tij më i madh, ai zbuloi se e ka të luajë edhe një herë në Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës.