Valon Behrami përjashtohet nga Kombëtarja e Zvicrës

Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës nga futbolli me Kombëtaren e Zvicrës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Behrami përmes llogarisë zyrtare të tij në Instagram.

”Karriera ime internacionale ka mbaruar. Kapitull i mbyllur”, shkroi Behrami

Ai ka shtuar se ishte trajneri Petkovic që ia kumtoi lajmin për perjashtim.

Vendimin Behrami e quajti politik.

Valoni kishte luajtur në katër kampionate botërore me Zvicrën.