Feronikeli kampion

Skuadra nga Drenasi, Feronikelit është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Kosovës pwr edicionin 2015-16, tri xhiro pa përfunduar kampionati.

Trajneri Afrim Toverlani së bashku me ekipin e fituan për herë të dytë radhazi kampionatin në Superligën e Kosovës, në futboll.

Fitorja e Feronikelit ndaj Gjilanit me rezultat 1:0, dhe humbja e Hajvalisë nga Besa 3:2, ka shpallur ekipin e Toverlanit, kampion./olle/

Gjilani – Feronikeli 0:1

Mbyllet ndeshja

55’ Gzim Rusi ndëshkohet me kartonë të kuq.

GOL: 44’ Astrit Thaqi ka arritur të shënojë për Feornikelin

35′ Rrezikon skuadra mike përmes Haxhi Shalës, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja vendase.

34′ Shala provon nga ndërprerja, topi shkon skaj traversës së Nezirit.

30′ Dominim total i skuadrës vendase, mungon vetëm goli.

20′ Rast i mirë për skuadrën vendas. Shkëmbim Salihu nuk arrinë të konkretizojë një pasim të bukur të Mustafës, duke gjuajtur vetëm mbi portë.

15′ Zeka provon nga largësia duke tentuar ta befasojë Kaçiun, mirëpo goditja ishte më e fortë se duhej, duke përfunduar topi jashtë portës.

10′ Skuadrat po studiojnë njëra tjetrën, deri sa vendasit po mundohen të marrin lojën në kontrollë.

Gjilani: Kaçiu, Shala, Jamal, Hyseni, Kastrati, Mustafa, Rusi, Shabani, Salihi, Rexhepi, Shaqiri. Trajner: Arbnor Morina.

Feronikeli: Neziri, Doshlaku, Shala, Limani, Thaqi, Maliqi, Shabani, Milicaj, Bardhi, Hoti, Zeka. Trajner: Afrim Tovërlani.

Besa – Hajvalia 3:2

Mbyllet ndeshja

GOL 72’: Kastriot Rexha ka shënuar golin e 15 këtë kampionat.

69′ Karton i kuq për Liridon Lecin.

58’ Dabiqaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për të dalë nga loja.

GOL:  57’ ka shënuar Besa me anë të mesfuhsorit Miftaraj.

43’ Alban Dargusha është ndëshkuar me kartonë të kuq.

36’ Dabiqaj pason bukur te Osmani i cili gjuan bukur dhe shwnon, por goli i tij anulohet.

GOL: 17′ Da Luiz shënon për 2-1.

7 GOL: Azem Ahmeti shënon gol të bukur pas pasimit të Da Luiz.

4’ GOL : Petrit Tahiri bën gabim skandaloz dhe Kastriot Rexha i vjedh topin dhe shënon për 1-0.

Besa: Bytyqi, Damijanovic, Kastrati, Rexha, Osmani, Kuqi, Miftaraj, Qorraj, Krasniqi, Karahoda, Dabiqaj. Trajner: Ilir Nalbani.

 Hajvalia: Tahiri, Leci, Dragusha Pacolli, Prakazi, Babaj, Ahmeti, Karabegu, Hamiti, Zeneli, Da Luiz. Trajner: Ismet Munishi.

Vushtrria – Prishtina 2:3

Mbyllet ndeshja

GOL 85’  Granit Halilit ka shënuar gol për 3:2.

GOL 78’ Daut Maxhuni ka ngushtuar epërsinë në 1:3.

GOL: 65’ Kreshnik Lushtaku arrin të shënojë një gol të bukur duke kaluar dy futbollistë dhe portierin.

GOL 62: Ka shënuar Labinot Osmani përsëri, kësaj radhe pas asistimit të Kreshnik Lushtakut.

27’ GOL: Labinot Osmani shënon për 1:0 me kokë pas asistimit të Thaqit.

17’ Vushtrria kishte rast të mirë me Maxhunin, por  Bekaj mbron.

Vushtrria: Avdyli – Katanolli, Mehmeti, Pantina, Pasoma, Rashani, Halimi, Maxhuni, Halili, Avdyli, Haziri. Trajner: Bekim Shotani.

Prishtina: Bekaj – Thaqi, Milloviç, Kukaj , Ahmeti – Boshnjaku, E. Krasniqi, P. Osmani – Begolli, Lushtaku, Osmani. Trajner: Fadil Berisha.

Llapi – Drenica 3:1

Mbyllet ndeshja

GOL: 60’ Emini pason te Zeneli i cili shënoi për 3-1.

GOL 47’ : Blakqori shënon gol shumë të bukur.

GOL : 40′ Jashari shënon me kokë për 1:1.

GOL: 3’ Ka shënuar Drilon Osmani për Drenicën me një goditje të fortë nga distanca.

Trepça ’89 – Liria 6:0

Mbyllet ndeshja

GOL 88’ ka shënuar Blerand Kurtishaj për 6:0

GOL 73: Ka shënuar Fiton Hajdari.

GOL 47’: Akinyemi ka arritur ta kompletoj het-trikun.

GOL: 42’ Pefqeli shënon gol të bukur  për ta ngritur rezultatin në 3:0.

GOL 36’ Kurtishaj paston te Akinyemi që shënon për 2:0.

GOL: 36’ Adeleke Akinyemi ka arritur të shënojë pas asistimit të Pefqelit.

3’ Fetahaj nuk arrin të shënojë.

89: Beqiri, Potoku, B. Idrizi, Turku, Akinemi,  Mustafa, Sh, Idrizi, Maloku, Hasani, Pefqeli, Kurtishaj. Trajner:  Gani Sejdiu.

Liria: Rushi, Elezaj, Dina, Berisha, Gjeraj, Mema, Mehmeti, Islamaj,Fetahaj Ramadani, Rugova, trajner: Erdogan Celina.