Rezultatet e Ligës së Parë, Onix mund Instogun

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës 13 të Ligës së Parë.

Onix Banja fitoi duelin me Istogun, të luajtur në “Demush Mavraj”. Mysafirët triumfuan 3:0, në prani të një numri të madh shikuesish.

Trepça në fushën e vet mundi Arbërinë 2:0.

Ndërkohë, 2 Korriku fitoi në fushën e vet ndaj Drenasit, 2:1.

Takimet tjera luhen nesër, ndërsa veçohen sfidat, Besa – Vëllaznimi dhe Vushtrria – Dukagjini. /Gazeta Olle/

 

Rezultatet

Istogu – Onix 0:3

2 Korriku – Drenasi 2:1

Trepça – Arbëria 2:0