Kosova e fortë për Turqinë, merr primatin në grup

Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje kualifikuese për EURO 2021.

Djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi mposhtën 3:1 Turqinë U21 në stadiumin Fadil Vokrri.

Arbenit Xhemajli, Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati shënuan golat për tanët, raporton Gazeta Olle.

E plotësuar

Ka ardhur goli i parë në stadiuminFadil Vokrri.

Kosova U21 ka kaluar në epërsi ndaj Turqisë U21, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2021.

Mbrojtësi Arbenit Xhemajli ka realizuar golin në minutën 45, raporton Gazeta Olle.

Me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë.

E plotësuar
Ka barazuar Turqia në 1:1

E plotësuar:
Mirlinda Daku ka realizuar gol të bukur me kokë dhe Kosova sërish në epërsi. Ndodhi kjo në minutën 70. Rezultati 2:1.
80′ Lirim Kastrati humb golin në portën e zbrazur pas asistimit të super Mirlind Dakut. Kastrati nuk qëlloi portën.
89′ Dhe vjen goli i Lirim Kastratit, i vetëm me portier dhe 3:1. Edhe ky gol i kushtohet Arbër Zenelit të lënduar.

Foto: Hilmi Veliu