Shaqiri takohet me hoxhën Shefqet Krasniqin

Futbollisti shqiptar që tashmë ka prekur majat evropiane, Xherdan Shaqiri, ka pritur  në shtëpinë e tij hoxhën e mirënjohur, Shefqet Krasniqi.

Hoxhë Krasniqi e ka e falënderoi futbollistin Xherdan Shaqirin për pritjen, duke e përgëzuar për sukseset dhe njëkohësisht e sugjeroi atë që asnjëherë të mos harrojë traditën, kulturën, por edhe fenë e popullit që i përket, transmeton Mesazhi.

Ruajta e këtyre vlerave, sipas Krasniqit, pavarësisht karrierës dhe sukseseve botërore, është jetike. Në shenjë falënderimi hoxhë Shefqet Krasniqi i ka dhuruar mesfushorit të Interit disa libra.

Në këtë takim miqësor ishte i pranishëm edhe këngëtari Gold Ag. Edhe reperi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me Shaqirin. “N’Zhegër te Xherdani”, ka shkruar këngëtari në
postimin e tij.

shaqahoxhagoldi

 

goldi-xherdani