Kosova mund të shënojë një fitore të premten në Baku

Të premten, Kosova shpreson të shënojë fitore në Lojërat Evropiane ‘BAKU 2015’.

Shpresat janë tek boksieri Armend Xhoxhaj që do të garojë në kategorinë deri 84 kg.

Disa herë kampioni i Kosovës do të luftojë me hungarezin Norbert Harcsa. Federata e Boksit e Kosovës shpreson fuqishëm në fitore.

Meçi zhvillohet në kuadër të së tetës së finales, pasi të parin Xhoxhaj e kaloi pa luftë. /Gazeta Olle