4000 tifozë rrezikojnë, mund ta shohin ndeshjen vetëm në ekran

Federata Daneze e Futbollit vlerëson se deri në 4000 tifozë shqiptarë mbajnë një biletë, e programuar për pjesën daneze të tifozëve në stadium, kështu që ekziston rreziku i madh që në ndeshje të ketë refuzim të hyrjes për ta.

Tifozëve që do t’u refuzohet hyrja në stadium do t’u krijohet mundësia për ta parë ndeshjen në një ekran të madh, shkruan “Telesport”.

Me këtë veprim, pala daneze po mundohet të dalë sadopak “e larë” nga një veprim i paligjshëm dhe që shkel të drejtat e njeriut, sepse një tifozi me shtetësi daneze (edhe pse ai ka origjinë shqiptare), që ka blerë sipas të gjitha rregullave një biletë, nuk mund t’i mohohet një e drejtë nga raca, feja apo diçka tjetër e këtij lloji.