4 gola në 12-të minuta, futbollisti i Bashkimit ‘trondit’ portën kundërshtare

Aktualisht në Ligën e Dytë po zhvillohet ndeshja, Dukagjini – Bashkimi.

Skuadra mysafire tashmë në këtë takim ka epërsinë e lartë 7:1, shkruan Gazeta Olle.

Por e veçanta e kësaj ndeshje është emri i Besart Morina.

Ky i fundit ka shënuar katër gola për 12-të minuta.

Morina në këtë takim shënoi në minutat 41’, 47, 52’ dhe 53’.

Si të mos-mjaftonte kjo, Morina ka shënuar edhe dy gola të tjerë, duke arritur në kuotën e gjashtë të tillëve.