Njësia Speciale FIT e Policisë së Kosovës përfaqësoi denjësisht vendin në garat ndërkombëtare në Hungari

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Elitare FIT të Policisë së Kosovës, edhe këtë vit kanë përfaqësuar denjësisht vendin tonë në garat ndërkombëtare të Njësive Speciale Cross Fit (Sparta 300), të mbajtura këtë vit në Hungari.

Pjesëmarrëse në gara të ndryshme të forcës ishin shtete nga Evropa dhe Azia, shkruan Gazeta Olle.

FIT-i i Kosovës arriti që në garat ekipore të zë vendin e dytë, ndërsa në individuale mori vendin e parë.

 

“Policia e Kosovës edhe pse institucioni më i ri krahasuar me policit tjera, po arrin të triumfoj në shumë gara sportive në arenën ndërkombëtare. Policia e Kosovës në vazhdimësi do ti kushtoj rëndësi të gjitha njësiteve të saj, që të vazhdojnë ngritjen dhe avancimin e tyre në mënyrë profeaionale, duke përfshirë edhe shkathtësit fizike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Olle.

Pjesëtarët e FIT-it të Kosovës, siç shihet edhe në videot e mëposhtme treguan përgatitje të larta fizike, duke i përballuar me suksese secilën garë të forcës. /Gazeta Olle/