Humb Atletico, mbetet prapa Realit dhe Barcelonës

Skuadra kampione spanjolle, Atletico Madridi pësoi një humbje zhgënjyese këtë xhiro në La Liga. Atletico pësoi disfatë në udhëtim 2:0 nga Celta Vigo, duke humbur hapin me Realin e Barcelonën.

Nolito (57’p) dhe Orellana (71’) shënuan golat e fitores për vendasit në këtë sfidë.

Atletico tani ka 50 pikë në pozitën e tretë në renditje, shtatë më pak se Reali dhe gjashtë më pak se Barcelona.