Sllovenia deklason Kosovën

Sllovenia ka arritur fitore në ndeshjen e parë eliminatore ndaj Kosovës, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 113:68

Basketbollistët vendas dominuan gjatë gjithë ndeshjes duke mos iu rrezikuar për asnjë moment fitorja në këtë përballje.

Kosova e ka nisur me humbje aventurën e saj në eliminatoret e “EuroBasket 2017”

– Basketbollisti kosovar Gëzim Morina, ka debutuar me Sllovenin ndaj vendit ku është lindur Kosovës, në ndeshjen e cila është duke u zhvilluar.

– Mbyllet çereku i tretë 84:49

– Koshashënuesi më i mirë i Kosovës në këtë ndeshje është Dardan Berisha me 17 pikë.

– Mbyllet pjesa e parë. Sllovenia po e mposht Kosovën 64:31.

– Vendësit më të mirë në çerekun e parë. E mbyllin atë me epërsi 33:19.

– Fillon ndeshja në Ljubljanë.