Kryendeshja nuk sjell fitues, Gjilani ndal 89-shin

 Gjilani ka ndalur Trepçën ’89 në Mitrovicë, duke luajtur 1:1, në javën 12 të Vala Superligës.

Me rezultat të njëjtë u mbyll edhe kryendeshja, Besa – Feronikeli, dhe Liria – Drenica.

Gola nuk pati në Kizhnicë, tek Hajvalia – Ferizaj. Drita – Trepça u mbyll 2:2.

 

Kronikat nga Gazeta Olle

Besa – Feronikeli 1:1

90+4′ Mbyllet kryendshja, s’ka fitues, 1:1.

90+3′ Rast ideal i Besës, Florent Qorraj gjuan me kokë nga afërsia.

90+1′ Kurtishaj nuk realizon pas kundërsulmit, pret Kolshi.

90′ 4 minuta shtesë.

85′ Tani Feronikeli dominon më shumë.

82′ Bujar Shabani gjuan nga largësia, topi shkon pak mbi portën e Kolshit.

77′ Dominim i Besës, tenton të gjejë vazhdimisht golin e epërsisë.

65′ GOL: Arbër Prekazi barazon rezultatin, 1:1.

50′ Feronikeli rrezikon me Blerand Kurtishajn, pret Kolshi.

Nis pjesa e dytë

++++++

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, 0:1.

34′ Besa gjen golin, por gjyqtari anësor ngrit flamurin për pozitë jashtë loje.

23′ Nxehet ndeshja, lojtarët acarohen mes veti.

21′ GOL: Behar Maliqi realizon nga 11-metërshi, 0:1.

20′ Penallti për Feronikelin. Turku ndal Mendorim Hotin.

10′ Lojë e  baraspeshuar në Pejë.

– Nis ndeshja

Gjyqtar kryesor: Fatmir Tahiri

 

Trepça ’89 – Gjilani 1:1

90+3′ Mbyllet ndeshja, Gjilani ndal 89-shin.

89′ Karton i kuq për Gjilanin. Kreshnik Nebihu largohet nga loja.

60′ Trepça ’89 humb tjetër rast të mirë, ishte sërish Boniface.

48′ Boniface humb rast ideal, pas një aksioni të mirë të vendasve.

Nis pjesa e dytë

++++++

45′ Mbyllet pjesa e parë, 1:1.

35′ SUPER GOL: Diar Mustafa barazon rezultatin në 1:1 me një euro-gol.

27′ GOL': Gjilani ka realizuar golin e epërsisë, 0:1. Sali Kosumi, autor i golit.

13′ Rast ideal, Blehar Hajdini eviton një super rast të Gjilanit.

12′ Gjilani rrezikon, por mbrojtja vendase eviton rrezikun. Gjilani po përkrahet edhe nga tifozët Skifterat që kanë udhëtuar në Mitrovicë.

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Boniface, Troshupa, Mustafa, Maloku, Izmaku, Idrizi, Hasani, John, Hajdari. Trajner: Veton Çitaku

Gjilani: Maloku, Bekteshi, Hyseni, Blakqori, Morina, Thaqi, A.Ahmeti, Kosumi, B.Ahmeti, Nebihu, Gashi. Trajner: Arbnor Morina

Gjyqtar kryesor: Genc Nuza

 

Liria – Drenica 1:1

Mbyllet ndeshja, 1:1.

90+4′ GOL: Liria barazoi në 1:1 përmes Alban Shillovës

65′ Hysen Tahiri i Drenicës për pak nuk realizon për 0:2.

62′ Behar Dina godet fuqishëm, por mbi transverzale.

60′ Liria sulmon, trajneri Erdogan Brando ka inkuadruar nigerinin Joel, por ende nuk kanë mundur të gjejnë golin e barazimit.

54′ Liridon Fetahaj godet mirë, portieri Sadiku i Drenicës pret.

Nis pjesa e dytë

++++++

Mbyllet pjesa e parë

19′ GOL: Drenica realizon. Granit Arifaj mposht Valmir Hajrizajn, 0:1.

18′ Taulant Dajaku gjuan mirë, por gardiani i Lirisë nuk lejon të mposhtet.

7′ Burim Sadiku mezi pret gjuajtjen e Liridon Fetahajt të Lirisë.

Nis ndeshja

Gjyqtar kryesor: Hajriz Hajdari

 

Drita – Trepça 2:2

90+4′ Mbyllet takimi. Drita mbetet pa fitore me Ismet Munishin trajner, kurse Trepça pa fitore këtë sezon. Barazimi i lë të dyja në pjesën e poshtme.

90′ Po luhen minutat shtesë, mbetet 2:2.

88′ Fidaim Haxhiu proteston ashpër pas një ‘ofsajdi’ të gjyqtarëve, kur ishin në kundërsulm.

80′ GOL: Barazohet sërish rezultati. Ervin Kurtaj shënon.

63′ GOL Drita rikthen epërsinë me Mërgim Maliqin.

60′ GOL: Barazon Trepça me Ardian Mujin.

Nis pjesa e dytë

+++++++

45′ Mbyllet pjesa e parë.

42′ Mbetet ende 1:0.

26′ GOL: Petrit Osmani realizon euro-gol nga largësia. Festë e madhe në Gjilan nga tifozeria vendase. Goli i parë i Dritës në Gjilan këtë sezon.

20′ Dominim i Dritës, por pa mundur të krijojnë raste ideale. Mbrojtja e Trepçës nuk lejon krijimin e rasteve.

– Ka nisur ndeshja me 30 minuta vonesë.

– Ende nuk ka filluar ndeshja, edhe pas 24 minutash.

– Ndeshja do të nis me 10 minuta vonesë, pasi Trepçës i është prishur autobusi gjatë rrugës.

Gjyqtar kryesor: Gramos Shala

 

Hajvalia – Ferizaj 0:0

90+3′ Mbyllet ndeshja, Ferizaji me meritë merr pikë, ka mundur të fitojë pas rasteve ideale që kishte.

80′ Mbetet ende 0:0.

58′ Shkumbin Salihu i Ferizajit humb super-rast, doli i vetëm me portier.

55′ Kuka i Ferizajit humb rast ideal, mbetet 0:0

Nis pjesa e dytë

+++++++

45′ Mbyllet pjesa e parë.

44′ Hajvalia kërkon penallti, por gjyqtari Nazmi Raci nuk mendon kështu.

40′ Mbetet ende 0:0.

35′ Dominon Hajvalia, por Ferizaj tregohet i rrezikshëm me kundërsulme.

– Takimi ka filluar me 10 minuta vonesë.

– Nis ndeshja

Gjyqtar kryesor: Nazmi Rraci