Prishtina vazhdon me fitore, falë heroit Endrit Krasniqi

 Endrit Krasniqi ka shënuar dy super gola në fitoren e dytë këtë edicon të Prishtinës.

Bardhekaltërit mposhtën 2:1 Lirinë në Prizren. Golin e vetëm për ta e shënoi Visar Berisha.

Nesër zhvillohen pesë takimet tjera, që i takojnë javës 2 të Vala Superligës.

 

Liria – Prishtina 1:2

Mbyllet ndeshja, fitorja e dytë rresht e Prishtinës, humbja e dytë rresht e Lirisë.

90+4′ Çfarë humb Fetahaj, rast ideal, gjuan jashtë.

90+’ Po luhen minutat shtesë

86′ Liria kërkon penallti, por Fgjyqtari atmir Tahiri nuk mendon kështu.

85′ Hedhen gjësende në fushë nga tifozët vendas.

80′ Rast ideal për Lirinë, Alban Shillova bukur pason tek Meriton Korenica, topi shkon jashtë.

66′ Gjeraj harkon mirë, Fetahaj me kokë gjuan mbi portë, mbetet 1:2.

58′ Tjetër dalje e gabuar e Alban Muçiqit, por Liria nuk e shfrytëzon si duhet.

49′ GOL: Prishtina sërish shënon. Endri Krasniqi vjen me golin e dytë. Realizoi nga gjuajtja e lirë. Tjetër gol i bukur i tij.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, 1:1.

45+1′ Blendi Memaj nuk tregohet i vëmendshëm, vonohet të gjuajë në portë, mbetet 1:1.

41′ Liria pranë golit të dytë. Meriton Korenica nga e majta, gjuan mirë, por topi shkon skaj portës mysafire.

36′ GOL: Barazim. Liridon Fetahaj harkoi nga këndi, Visar Berisha gjendet mirë në zonë dhe realizon me kokë për 1:1.

32′ Dominim i prizrenasve.

31′ Portieri i Prishtinës, Alban Muçiqi, për pak nuk shënon autogol, pasi gabon në pranimin e topit.

22′ Visar Berisha gjuan nga goditja e lirë, por skaj portës.

21′ Tifozeria prishtinase, Plisat arrijnë në stadium.

19′ Rasti i parë për Lirinë. Blendi Memaj harkon nga gjuajtja e lirë, por portieri Muçiqi nuk befasohet, devijon jashtë topin.

10′ SUPER-GOL: Endrit Krasniqi, ia vjedh një top një kundërshtari në mesfushë dhe nga rreth 25 metra realizon ndoshta golin më të bukur këtë sezon, parabollon Ruxhin me goditje të fortë, 0:1 për Prishtinën.

9′ Dominim i lehtë i Prishtinës, por liria tregohet më e rrezikshme në kundërsulme

-Nis ndeshja. Prishtina e para në pronësi të topit.

 

Formacionet zyrtare

Liria: Ruxhi – Gjeraj, Berisha, Dina, Ramadanaj – Rexhaj, Mustafa, Memaj, Fetahaj, Korenica, Shillova. Trajner: Ramiz Krasniqi.

Prishtina:Muqiqi – Maxhuni, Dallku, Kukaj, Leci – Curri, Boshnjaku, Krasniqi – Mankenda, Kelmendi, Januzi. Trajner: Kushtrim Munishi

Gjyqtar kryesor: Fatmir Tahiri