Telegram ngushëllimi i miqëve të legjendës Vokrri, aksionarëve të Prishtinës, Ismet Begolli dhe Rrahman Hajredini

Jemi mësuar të të urojmë për golat që shënoje, për sukseset e shpeshta si kryetar i federatës, por jo edhe të shkruajmë telegram ngushëllimi, MIKU ynë, Fadil Vokrri.
Legjendë, qenka e vështirë për të besuar se nuk do të jesh më me ne, e vështirë për të përshkruar të gjitha gëzimet që na solle në dekada.
Fadil, ti na mësove ta duam më shumë futbollin, na bëre për vete.
Nuk ishe vetëm futbollist i madh, kryetar i suksesshëm, por edhe mik i madh e i respektueshëm.
Falë jush ne sot po e shijojmë UEFA-n dhe FIFA-n. Falë teje sot po iu gëzohemi fitoreve të Kosovës, si dikur Prishtinës tënde.
Ti na le, por legjendat nuk do të shuhen kurrë.
Ngushëllime familjes, miqëve, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për të cilët ishe dhe do të mbetesh idhull.
Lamtumirë legjendë!

Sinqerisht
Ismet Begolli dhe Rrahman Haradini
Aksionarë të FC Prishtina