Talenti i futbollit kosovar provohet në Serie B të Italisë (FOTO)

Talenti i Flamurtarit të Prishtinës, Olti Sveqla, do ta ketë rastin e karrierës.

Sulmuesi 15-vjeçar, ka marrë ftesën për t’u provuar tek grupmoshat e reja të skuadrës së Series B të Italisë, Foggia.

“GazetaOlle.com” ka siguruar ftesën për lojtarin, e cila është ndërmjetësuar nga menaxheri Gentin Agushi.

Vetë Gentini ka qenë ish-futbollist i Flamurtarit, kurse gjatë dimrit pritet të dërgojë në prova edhe futbollistë tjerë të Vala Superligës.

ftese

 

Olle mëson se përveç Foggias, për Sveçlën është e interesuar edhe një skuadër tjetër e madhe po ashtu nga serie B.

E gjithë kjo vjen në saje të Agushit dhe skautëve të tjerë italianë, të cilët muaj më parë qëndruan në Kosovë.

oltsveqla

Olti vlerësohet njëri prej talentëve më të mirë për grupmoshën e tij.
Ai është edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës U-17.

talenti3

Sveqla luan me Flamurtarin U-17, klub ky që prej vitesh ka ditur të prodhojë talentë për Evropë. /Gazeta Olle/

talenti2 talenti