Prishtina mund Feronikelin në Drenas dhe ia rrëmben pozitën e parë

Prishtina ka dalë kokëlartë duke mposhtur Feronikelin, në derbin e sezonit, që i takonte javës 10 të IPKO Superligës.

Kryeqytetasit triumfuan 1:0, falë golit të Mario Morinës, të shënuar në minutën 53.

Disa minuta më vonë, skuadra e Mirel Josës, mbeti pa Diar Miftarajn e ndëshkuar me kartonin e kuq (pas dy të verdhëve). Feronikeli sulmoi deri në fund, por nuk arriti të thyej mbrojtjen e ngjehshur të prishtinasve.

Me këtë fitore, bardhekaltërit ndërruan vendin në tabelë me Feronikelin.

Prishtina tani ka 33 pikë, një më shumë se skuadra e Zekiria Ramadanit.

Në takimin tjetër, Ferizaj mundi KEK-un në Obiliq me rezultat 2:1.

Dren Gashi shënoi në pjesën e parë, ndërsa Ervin Kaçar në të dytën. Golin e nderit për venasit e realizoi Rilind Nimani. /Gazeta Olle/