Diaspora e Pejës ia kalon diasporës llapjane para finales së madhe (FOTO)

Besa e Pejë merr infuzion edhe nga diaspora para finales së madhe të Kupës me Llapin.

Derisa diaspora e Llapit deri më tani ka ndihmuar skuadrën kryesisht në pajisje të tifozëve, diaspora e Pejës do të japë premia për lojtarët.

Lajmi i madh është konfirmuar nga trajneri i Besës, Astrit Imami.

imami

“Kryesia ende nuk ka vendosur se sa do të jetë shuma e premios, por sigurisht se do të jetë e lartë. Po ashtu, ka një mobilizim të madh të diasporës, të cilët do të motivojnë lojtarët me ekstra premi”, tha Imami në emisionin Arena më Tribuna Channel.

Diaspora edhe më herët ka ndihmuar Besën, por kryesisht në pajisje sportive.

llapi - besa 3

Finalja do të luhet të mërkurën në “Riza Lushta” të Mitrovicës, nga ora 16:30.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje, shpërblehet nga UEFA me 200 mijë euro.

trepca 89 besa

Besa