Feronikeli vazhdon me fitore, Hajvalia luan baras me Prishtinën

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll. Feronikeli ka vazhduar me fitore duke mposhtur Vushtrrinë si mysafire me rezultat 1:0. Besa me rezultat bindes mposhti Drenicën 3:0, ndërsa Drita ka fituar ndaj Lirisë 1:0. Prishtina ka luajtur baras 0:0 me Hajvalinë

Prishtina – Hajvalia 0:0

Vushtrria – Feronikeli 0:1

Drita – Liria 1:0

Besa – Drenica 3:0

 

 

Prishtina – Hajvalia 0:0

90’ Prishtina në minutat e fundit të takim është duke sulmuar portën e skuadrës së Hajvalisë, por pa ndonjë sukses.

65’ Prishtina – Hajvalia, vazhdon të mbetet 0:0 përkundër disa rasteve shënimi.

47′ Ka rifilluar ndeshja.

45′ Përfundon pjesa e parë 0:0

33′ Të dyja ekipet kishin mundësi të shënonin, por nuk arritën duke bërë që rezultati të mbetet 0:0.

14’ Pa ndonjë rast shënimi të dyja ekipet po tregohen të kujdesshme

1′ Nis ndeshja në Prishtinë.

Prishtina: Bekaj – Islami, Miloviç, Kukaj – Dumani – Boshnjaku, E. Krasniqi, Dajaku – Kelmendi, Lushtaku, L. Osmani.

Hajvalia: Tahiri – Hamiti, Pacolli, Prekazi, Dragusha, Babaj, Ahmeti, Karabegu, Emini, Zeneli, Sergio.

Vushtrria – Feronikeli 0:1

78’ Feronikeli ka gjetur golin e epërsi në ndeshjen ndaj Vushtrrisë me anë të Mentor Zhdrellës.

68’ Feronikeli është duke e kërkuar me ngulm golin e epërsisë ndaj Vushtrrisë, të cilin nuk po e arrin ta shënoj fal mbrojtjes së mirë të vendasve.

47′ Nis pjesa e dytë.

36′ Vazhdon të mbetet 0:0.

24’ Ndeshja Vushtrria – Feronikeli, vazhdon të mbetet 0:0 përkundër disa rasteve të mira të mysafirëve.

1′ Nis ndeshja në Vushtrri.

 

Besa – Drenica  3:0

70’ Besa ka arritur të shënoj edhe golin tretë në ndeshjen ndaj Drenicës, me golin e dytë të Kastriot Rexhës.

62’ Skuadra e Besës dyfishon rezultatin në 2:0, golin e dytë për pejanët e shënoj Kastriot Rexha.

51’ Besa ka gjetur golin e epërsisë pasi nga pika e bardhë kapiteni Fetim Kasapi, ka kaluar ekipin e tij në epërsi prej 1:0.

47′ Fillon 45-minutëshi i dytë.

25′ Përkundër disa rasteve, rezultati nuk ka ndryshuar.

1′ Ka filluar ndeshje ndërmjet Besës dhe Drenicës.

 

 

Drita – Liria  1:0

69’ Drita ka arritur të shënoj golin e epërsi prej 1:0.

48′ Pjesa e dytë fillon më mirë për Dritën.

29′ Ekipi i Dritës kishte disa mundësi të mira, por nuk arriti të ndryshoj rezultatin.

1′ Nis sfida ndërmjet Dritës dhe Lirisë.