Barcelona fiton Kupën e Mbretit për të 30-tën herë

Barcelona e ka mundur bindshëm Sevillën për ta fituar Kupën e Mbretit për herë të katërt më radhë dhe të 30-tën në histori të shtunën mbrëma.

Që në minutën e 14’, Suarez mori një top nga Coutinho dhe kaloi në avantazh katalanët, ndërsa në minutën e 30’ ishte radha e Messit, që të shënonte golin e dytë, shkruan IndeksOnline.

Goditja e vërtetë për andaluzianët e Montellas erdhi në minutën e 40’, kur Messi asistoi për Suarez dhe sulmuesi uruguaian shënoi golin e 3-të. Pjesa e dytë ishte vetëm një formalitet, teksa fillimisht Iniesta dhe më pas Coutinho nga pika e penalltisë, shënuan emrin në listën e golshënuesve.

Pas vërshëllimës së 3-fishtë, Barcelona ngriti lart Kupën e Mbretit, ndërsa në fundjavë mund të mbyllë matematikisht edhe llogaritë me titullin kampion, të cilin praktikisht e ka fituar tashmë