Zyrtare: De Biasi e fton Liridon Latifin në Kombëtare

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka vendosur që ta ftojë në përfaqësuesen shqiptare sulmuesin e Skënderbeut, pas paraqitjeve të mira në këtë fillim stinori.

Ftesën për ish-futbollistin e Flamurtarit dhe Prishtinës, Liridon Latifin e ka konfirmuar trajneri i tij tek Skënderbeu, Andrea Agostinelli, i cili tha për Supersport se “Latifi ka marrë ftesë për ndeshjet që Shqipëria i zhvillon javën e ardhshme ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës”.

Latifi deri më tani ka luajtur me Shqipërinë U-21, ndërsa nëse zhvillon ndeshje zyrtare me Shqipërinë atëherë do ta ketë të pamundur përfaqësimin e përfaqësueses së Kosovës.