Drenica ndal edhe Trepçën ’89, Gjilani mund Lirinë

Drenica ka ndalur edhe Trepçën ’89, me të cilën luajti 0:0 në Skenderaj. Gjilani mundi Lirinë 2:0. Të duja ndeshjet i takonin javës24 të Vala Superligës.

Tani 89-shi kryeson me shtatë pikë larg Feronikelit.

Kronikat

Drenica – Trepça ’89 0:0

90+3′ Mbyllet ndeshja, ndalet 89-shi. Tani epërsia e tyre ndaj Feronikelit është 7 pikë.

90+2′ Karton i kuq. Qëndrim Krasniqi i Drenicës përjashtohet nga Kreshnik Vula.

79′ Karton i kuq. Kabba Sambou i 89shit përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë.

75′ Përkundër rasteve, vazhdon të mbetet rezultati 0:0.

49′ Shpëtim Idrizi në anën tjetër gjuan mbi portë.

48′ Çfarë rasti, sërish Drenica. Kreshnik Lushtaku gjuan mbi portë pas asistimit të Fetah Ibrahimit, ishte në pozitë tejet të mirë.

47′ Granit Arifaj rrezikon i pari në pjesën e dytë, goditja e tij pritet nga Bledar Hajdini.

– Nis pjesa e dytë

++++++

45′ Mbyllet pjesa e parë, 0:0.

45′ Shpëtim Idrizi tenton nga gjuajtja e lirë, topi devijohet nga muri.

40′ Tani Trepça ’89 qëndron më shumë në fushën e Drenicës.

35′ Dominim i Drenicës, 89-shi rrezikon kryesisht përmes kundërsulmeve.

22′ Çfarë rasti – Kreshnik Lushtaku del vetëm me portier, gjuan me të parën mbi portë.

20′ Ende 0:0. Ndeshje e barashpeshuar.

– Nis takimi

Formacionet zyrtare

Drenica: Sadiku, Ibrahimi, Geci, Cakaj, Rexhaj, Gashi, Nebihu, Krasniqi, K.Lushtaku, Dajaku, Arifaj. Trajner: Fadil Rama.

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Sambou, Izmaku, Potoku, Maloku, Broja, Hasani, Idrizi, Hajdari, John. Trajner: Zekiria Ramadani.

 

Gjilani – Liria 2:0

75′ Raste ideale po humb Gjilani.

53′ GOL – Sërish Gjilani, sërish Isa Emimhaziri.

– Nis pjesa e dytë

++++++++

45′ Mbyllet pjesa e parë, 1:0.

35′ Vazhdon dominimi i Gjilanit, por vazhdon të mbetet 1:0.

7′ GOL – Isa Eminhaziri kalon Gjilanin në epërsi 1:0

– Nis ndeshja

Formacionet zyrtare: