Wenger mund ta zëvendësoj Zidanen

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid.

Trajneri ka konfirmuar vendimin gjatë një konference për media.

Zidane ka vendosur të ndahet nga “Los Blancos” pas një sezoni të kurorëzuar me një tjetër trofe të Ligës së Kampionëve.

“Kam vendosur të mos vazhdoj, mendoj se është koha e largimit”, deklaroi Zidane.

Real Madrid tani do ta fillojë kërkimin e një trajneri të ri.

Kandidati kryesor duket të jetë Arsene Wenger.