ZYRTARE: Troshupa largohet nga Feronikeli, në pritje të skuadrave tjera

Pas Përparim Livorekës, sot edhe zyrtarisht portieri Deniz Troshupa dhe Feronikeli, kanë ndarë rrugët.

23-vjeçari kaloi tek kampionët në fuqi gjatë verës, duke u transferuar nga Skënderbeu, derisa pati paraqitje të mira sidomos në ndeshjet e fundit, duke ruajtur me sukses portën.

Ardhja e portierit Faton Maloku bëri që Troshupa dhe Feronikeli të ndajnë rrugët.

“Sot kemi pasur takim me kryesinë e klubit dhe prej tani jam i lirë për të gjetur ndonjë klub tjetër”, deklaroi Troshupa për “GazetaOlle.com”.

Ai më parë kishte mbrojtur edhe për Hajvalinë dhe ishte pjesë e Përfaqësueses U-21 të Kosovës.

Shtatëlarti Troshupa vlerësohet me të ardhme të ndritur.

Feronikeli nesër udhëton për në Antalia të Turqisë, për të kryer një fazë përgatitore. /Gazeta Olle