ZYRTARE: Shqipëria i merr edhe një lojtar Kosovës

Një tjetër futbollist ka zgjedhur të luajë me Kombëtaren shqiptare. Është ky Elvir Maloku, me prejardhje nga Kosova.

Ai më parë ka luajtur me grupmoshat e reja të Kroacisë.

“Futbollisti Elvir Maloku, zyrtarisht është pjesë e skuadrës kombëtare U-21. Në bazë të kërkesës së Federatës së Futbollit dhe vetë futbollistit Maloku drejtuar Departamentit të Statusit të lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipet kombëtare të Shqipërisë, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar që futbollisti Maloku të mund të luajë për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e FSHF-s, raporton Gazeta Olle.

61022732-elvir-maloku-trojan-maloku-hajduk

“Ky lojtar është aktivizuar më parë me kombëtaret e moshave në Kroaci, prandaj ishte i domosdoshëm më parë konfirmimi i FIFA-s nëse mund të luante me Shqipërinë. Tashmë Elvir Maloku mund të vihet menjëherë në shërbim të ekipit kombëtar U-21”, shkruan më tej FSHF.

Mesfushori momentalisht luan me Gimnastic Tarragona në Spanjë.

elvir.jpgd