ZYRTARE: Panucci fton kapitenin e Kosovës U-21, Ardian Ismailin, merr edhe Loret Sadikun

Ka përfunduar çështja Ardian Ismajli. Kapiteni i Kosovës U-21 përfundimisht do të vesh fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare.

Lojtari që luajti një takim me Kosovën A pikërisht në miqësoren me Shqipërinë, ka vendosur t’i bashkohet Shqipërisë.

Ai gjendet në listën prej 26 lojtarëve të trajnerit italian, Cristian Panucci.

Bashkë me të, risi është edhe Loret Sadiku. Ish lojtari i Kosovës do të bashkohet me Shqipërinë, pasi UEFA dhe FIFA nuk lejuan që ai të luajë ndeshjen zyrtare me Kosovën, raporton Gazeta Olle.

Shkak për këtë ishte bërë ndërrimi i dy kombëtareve. Ai ishte grumbulluar një herë edhe me Shqipërinë, kurse kishte luajtur ndeshje zyrtare me të rinjtë e Suedisë.

Shqipëria më 17 nëntor pret Skocinë, kurse më 20 nëntor luan miqësoren me Uellsin.

lista