Zyrtare: Arian Qollaku vendos për të ardhmen, nënshkruan te kjo skuadër

KB Rahoveci po vazhdon të kompletoj ekipin për edicionin e ri.

Tashmë pas Alban Veselit e Leonart Mekajt, nënshkrimi i fundit vendor i tyre është, Arian Qollaku, shkruan GazetaOlle.

Qollaku edhe edicionin e fundit ishte pjesë e Rahovecit dhe tashmë ka vazhduar kontratën edhe për një vit me ‘vreshtarët’

“Shumë i lumtur të jem sërish pjesë e një klubi e qyteti fantastik. Na pret një rrugë e gjatë, por jam i sigurtë qe ky edicioni do të jetë me i mirë se i kaluari. Faliminderit për përkrahje, shihemi së shpejti”, tha Qollaku për faqen zyrtare të klubit.

Kujtojmë se Rahoveci këtë edicion do të luajë në dy gara evropiane si FIBA EURO CUP dhe Liga Ballkanike.

Fotografia e KB Rahoveci