Vllaznia prezanton dy lojtarët me bagazh në Vala Superligë (FOTO)

Vllaznia e Pozharanit ka prezantuar dy përforcimet e ardhura për edicionin e ardhshëm të Vala Superligës.

Ata prezantuan mesfushorin e Dritës, Armend Kastrati dhe sulmuesin anësor të Llapit, Festim Krasniqi.

“Ekipit tonë sot në përgatitje në Ohër ju bashkangjiten edhe dy transferet e reja: Armend Kastrati i ardhur nga FC Drita dhe Festim Krasniqi i ardhur nga FC Llapi”, shkruan faqja zyrtare e Vllaznisë.

Të dy lojtarët i bashkohen Vllaznisë, me rekomandim të trajnerit Bekim Isufi i cili i njeh mirë cilësitë e tyre.

armend

festim