Vëllai i Enis Bardhit ndahet me Ferizajn

Vëllai i Enis Bardhit, Behari nuk do të vesh fanellën e Ferizajt edhe në edicionin e ardhshëm.

Mesfushori nga Shkupi është larguar nga klubi dhe nuk ka vazhduar bashkëpunimin edhe për edicionin e ardhshëm.

Gazeta Olle mëson se ai nuk udhëtoi fare drejt Ohrit, ku Ferizaj po e kryen fazën përgatitore.

Behari luajti sezonin e kaluar, duke kontribuar edhe në ndeshjen e vitit, atë të barazhit të fituar ndaj Vëllaznimit me penallti.

Përforcimet e shumta këtë verë kanë qenë kryefjalë e ferizajasve.

Kujtojmë që dje mposhtën Kamzën 1:0 me golin e Florim Bërbatovcit. /Gazeta Olle/