Ujkani flet për mosardhjen e Xhakës e Shaqirit tek Kosova, ka një mesazh për Januzajn

Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës, ka folur për zgjedhjen që kanë bërë yjet e Zvicrës

Granit Xhaka, Valon Behrami e Xherdan Shaqiri kanë preferuar të luajnë për Zvicrën edhe pse Kosova është bërë anëtare e UEFA-së dhe FIFA-së.

Por, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani e kupton zgjedhjen që kanë bërë yjet e Zvicrës.

“Shaqiri dhe Xhaka janë rritur si unë jashtë vendin, por ndjehen të Kosovës. Unë i njoh ata shumë mirë sepse shihemi gjatë pushimeve në Kosovës”, ka deklaruar Ujkani për SoFoot.com, përcjell Express.

“Për fat të keq ata nuk e kanë zgjedh Kosovën, por unë i respektoj sepse Zvicra ka dhënë shumë për ta. Ata ishin të parët që më kanë uruar pas ndeshës me Finlandën”, ka theksuar vushtrriasi.

Portieri i ekipit italian, Pisa, beson se po t’i kishte Kosova yjet e Zvicrës do të kualifikoj në Botëror.

“E pra, në qoftë se ne të kishim Behramin, Shaqiri dhe Xhaka, ne do të kishim një ekip që mund të luftonte për kualifikim”, ka theksuar ish portieri i Palermos.

Ai ka folur edhe për Adnan Januzajn, i cili ka ende mundësi për të zgjedhur Kosovën.