Trepça luan me reflektorë, thërret tifozët për ta ndihmuar trajnerin që po vuan nga sëmundja

Trepça do ta presë Besën e Pejës në ndeshjen që do të luhet të dielën nën ndriçimin e reflektorëve.

Takimi që nis në ora 20:00 dhe i takon javës së tretë të Ligës së Parë, do të ketë një dedikim të veçantë.

Klubi i Trepçës ka bërë të ditur se të gjitha të ardhurat do të shkojnë për ndihmëstrajnerin e tyre, ish-futbollistin e njohur, Gëzim Kaqaniku, që po vuan nga një sëmundje.

“Të nderuar sportëdashës të KF TREPÇËS dhe qytetit te Mitrovicës, ju ftojme që të jeni prezent në këtë ndeshje nga e cila do ta ndihmojmë trajnerin tonë, i cili tani po vuan nga një sëmundje e rëndë. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për shërimin e tij. Komtribojmë të gjithë për sportistin e Mitrovicës. Me respekt KF Trepça”, thuhet në njoftimin mitrovicas, raporton Gazeta Olle.

kaqanikuu