Torcida bënë thirrje për kursim nga fushata zgjedhore (FOTO)

Tifo grupi mitrovicas, Torcida, kanë dalë me qëndrim para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Përmes një postimi, ata u kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre, të kursehen nga fushata zgjedhore, dhe të mos bartin me vete fanellat e Torcidës, raporton Gazeta Olle.

“Tifogrupi ynë pretendon të jetë apolitik”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e tyre.