Tifozët e Manchester Unitedit tallen me Januzajn, në vend të Kosovës ia gjejnë një Kombëtare të ‘lodhët’ (FOTO)

Tifozët e Manchester Unitedit kanë fajësuar Adnan Januzajn, për paraqitjen e dobët të bërë të hënën mbrëma ndaj Evertonit.

Januzaj u huazua në Sunderland nga United muajin e kaluar, por në humbjen 3:0 nga Evertoni, ai dëshpëroi me paraqitjen.

Tifozët e Unitedit e kanë turpëruar me komente të ndryshme, duke kërkuar nga ai që të mos kthehet më në ‘Old Traford’, shkruan ‘givemesport.com’, raporton Gazeta Olle.

Madje, një tifoz në vend të Kosovës, ia ka preferuar të zgjedhë Kombëtaren e San Marinos.