SUPERLIGA LIVE: Prishtina turpëron Llapin në Podujevë, barazim pa gola e pa emocione në Drenas!

Prishtina ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Llapi.

Prishtinasit fituan me rezultatin e thellë 4:1 në “Zahir Pajaziti”, për të qëndruar në hap me skuadrat që luftojnë për titull.

Në anën tjetër, ndeshja në Drenas mes Feronikelit dhe Dritës u mbyll baras, 0:0.

Ky barazizm nuk iu konvenoi asnjërës prej skuadrave, pasi që ato po luftojnë për kreun.

Më poshtë rrjedha kronologjike e sfidave nga Gazeta Olle.

IPKO SUPERLIGA – SOT

Feronikeli 0:0 Drita

90’+3 Përfundon ndeshja.

86’ Shabani gjuan por shpëton porta e Feronikelit.

80’ Depërim i mirë i Bojkut, Kastriot Rexha nuk arrin ta shtyej topin drejt portës së Dritës.

71’ Xhevdet Shabani del vetëm me portier, gjuan shumë plogësht.

60’ Rast ideal për Hamdi Namanin, gjuan jashtë nga afërsia.

56′ Dominim i lehtë i Feronikelit që tenton golin e parë.

51’ Rrezikon Feronikeli por shpëton Drita pa pësuar gol.

46‘ Fillon pjesa e dytë.

45’+2 Përfundon pjesa  e parë.

36’ Dabiqaj (Fer) gjuan por larg portës.

30’ Rast i mirë për Dritë, Leci nuk arrin ta dërgon topin në rrjet.

17’ Ofanziv e lehtë e Feronikelit por që ka rrezikuar vetëm në një rast seriozisht portën e Dritës.

8’ Karton i verdhë për Liridon Lecin e Dritës.

5’ E pabesueshme çfarë rasti humbet Feronikeli, godet Hoti e gjuajtjen e tij e pret Tofiloski e ku më pas nga afërsia nuk arrin të shënoi Kastriot Rexha.

4’ Emini (Dr) gjuan nga mesi i fushës tenton ta befasoi Smakiqin.

1‘ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Thaqi, Islami, Hoxha, Dabiqaj, Morina, Bojku, Da Silva, Hoti, Rexha.

Drita: Tofiloski, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Leci, B.Shabani, Namani, Vucaj, Emini, Bunjamin Shabani, Xh.Shabani.

Llapi 1:4 Prishtina

90’+3 Përfundon ndeshja.

75’ GOOL: Llapi shënon me Kastriot Selmanin.

71′ GOOL: Armend Thaqi shënon golin e katërt për Prishtinën.

66’ Tun Bardhoku i Prishtinës e lëshon fushën i lënduar.

55’ Veliu rrezikon por pret Bekaj i Prishtinës.

51’ Plaku gjuan por jashtë portës së Bekajt të Prishtinës.

47’ GOOL: Ahmet Januzi shënon golin e tretë për Prishtinën.

46‘ Fillon pjesa e dytë.

45’+2 Përfundon pjesa  e parë.

45’ Goditja e parë e Llapit, por mbi portë nga Sebino Plaku.

38’ E PABESUESHME: Dy super raste të humbura nga Prishtina me Hilën dhe Ahmetin.

35’ Llapi nuk ka rrezikuar portën e Prishtinës në asnjë rast deri më tani.

32’ GOOL: Prishtina shënon golin e dytë me anë të Halitit.

28’ Pefqeli i Llapit gjen golin por ishte në pozitë jashtë loje.

25’ GOOL: Endrit Krasniqi shënon për Prishtinën pas një aksioni të mirë.

16’ Rast ideal për Prishtinën, Leonit Abazi gjuan por pret Ademi i Llapit.

11’ Ahmeti (Pr) godet nga distanca por bllokohet gjuajtja e tij.

5’ Start i qetë nga dy skuadrat pa ndonjë rast shënimi ende.

1‘ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Ademi, Emini, Prençi, Mujkic, Selmani, Maliqi, Mustafa, Ramadani, Pefqeli, Veliu, Plaku.

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Haliti, Bardhoku, Abazi, Miftaraj, Hila, Krasniqi, Boshnjaku, Korenica, Januzi.