Sot ndeshja e vetme, Feronikeli – Drenica

Vala Superliga – java 22 vjen me një ndeshje që luhet të shtunën.

Është dueli drenicas, Feronikeli – Drenica, që zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ndeshja fillon në ora 13:00 dhe drejtohet nga gjyqtarë maltezë.

Ndërkohë, takimet tjera të kësaj jave luhen të dielën, me fillim nga ora 13:00, me përjashtim të ndeshjes, Besa – Prishtina, që nis nga ora 12:30.