Reagon Bunjaki: Nuk kam marrëveshje me Dritën!

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka reaguar në lidhje me shkrimin e Gazetës Olle, se ka marrëveshje për ta drejtuar Dritën e Gjilanit.

Gazeta Olle raportoi mbrëmë se Bunjaku të mërkurën ka zhvilluar një takim me kryesinë e Dritës, Flamur Bunjakun, Fisnik Kërqelin dhe Jetmir Salihun, dhe se është arritur marrëveshja.

Olle bëri të ditur se trajneri i tanishëm, Bekim Isufi, do të ndahet me klubin pas ndeshjes kthyese me Malmon.

Bunjaki në reagimin e tij thotë se nuk ka marrëveshje me Dritën, por që nuk përmend nëse është takuar të mërkurën me kryesinë e klubit.

Ai përmend ofertat e klubeve tjera.

 

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë të Albert Bunjakit, dërguar Gazetës Olle

Me duhet te sqaroj lajmin e publikuar kinse une Albert Bunjaku paskam finalizuar marveshjen me klubin Drita.

Une asnjehere nuk mund te mbylli dyerte te asnje klubi, madje edhe mundesine e kthimit tim ne Kosove, qe ne realitet ka mundesi dhe projekte interesante te cilat keto kohe jam duke i konsideruar me shume interesim!

Momentalisht agenti im konkretisht eshte duke u marr me vetem nje kontrate te nje klubi te Elites Suedeze, por qe ne fakt Suedia nuk eshte prioritet per mua ne kete faze!

Dhe duhet cekur qe muajt qe lam pas kam qene ne bisedime me disa klube te liges pare ne Turqi , si Bursa Spor me te cilat shkuam ne bisedime deri tek faza finale , por e disa klube te tjera me te cilet vazhdimisht ka bisedime.

Pra gjithmon jam i hapur per oferta, po per edhe nje kohe te shkurte jam duke analizu te gjitha mundesite qe kam e pastaj te vendosi per me te miren !

 Albert Bunjaki