Reagon Besfort Kosumi: Ishte ndër ndeshjet më të mira të miat, sulmuesit ishin…

Gjyqtari i mirënjohur, Besfort Kosumi, ka reaguar në lidhje me sulmin në lokalin e tij nga tifozët e Gjilanit Skifterat.

Ata të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Feronikeli – Gjilani (2:1), sulmuan me gurë lokalin “Shpija e Vjetër”, në pronësi të Kosumit.

Besforti i ka quajtur fëmijë të manipuluar sulmuesit, të cilët sipas tij i thyen një xhamë.

“Sot kisha një ndër paraqitjet e mija më të mira në këtë sezon futbollistik. Duke u bazu ne rastet e ndeshjes të gjitha vendimet e mija ishin të sakta edhe pse edhe ne jemi njerz edhe mundemi me gabu une sot isha me shum fat dhe gabime nuk bëra”, ka shkruar ai në Facebook, raporton “GazetaOlle.com”.

23155080_10210507276497807_5480492096835439017_o

“Disa fëmijë të manipuluar nga njerëz të pandergjegjshëm ma thyen nje xhamë te lokalit , por nuk ma thyen mendimin pozitiv për qytetin e Gjilanit dhe per ekipet e Gjilanit dhe për shokt e shumtë që i kam në Gjilan”, ka shtuar ai, duke publikuar kronikën e ndeshjes.

besfort

22886095_1445589988821529_8706547419989085677_n 22852217_1445589812154880_5333195396480785466_n 22852041_1445590182154843_4126563946884685019_n