Reagon menaxheri i Zhegrovës: Prishtina nuk e dërgoi Zhegrovën në Belgjikë

Menaxheri i Edon Zhegrovës, Xhevat Abazi ka reaguar në lidhje me një shkrim të sotëm se Prishtina e ka dërguar talentin kosovar në Belgjikë.

Abazi mohon këtë shkrim, sikurse atë se Prishtina ndikoi që Edoni ta zgjedh Kosovën.

received_10156322766951163

Reagimi i plotë i Xhevat Abazit në origjinal i dërguar në Gazeta Olle:

Nisur nga nje shkrim ne nje portal te afert me FC Prishtinen, kam vendosur te beje kete reagim, per te treguar te verteten e transferimit te nje lojtari nga i cili Kosova pret shume, Edon Zhegrova.

Ne shkrimin ne fjale thuher se Zhegrova eshte derguar ne Belgjike nga klubi i Prishtines, madje qe Kryetari i ketij klubi qe eshte edhe pronar i portalit qe ka bere shkrimin paska intervenuar deri te Qeveria per t’ ia siguruar vizen Edonit, por asnje prej ketyre qe thuhen nuk jane te verteta.
Edon Zhegrova dhe familja e tij kane nje bashkepunetor qe i perfqeson e ai jam une Xhevat Abazi, qe jam menaxheri i Edonit qe nga mosha 15 vjecare dhe qe kam siguruar transferimin e tij ne Belgjike e poashtu edhe punesimin e babait te tij ne kete vend. Lidhja e vetme e FC Prishtines me transferimin e Edonit ne Belgjike ka te beje me perfitimin qe ky klub ka pasur nga transferimi i tij. Sido edhe pse ai shkrim me duket shume absurd, une i kuptoj ambiciet e zyrtareve te klubit dhe pronarit te atij Portali qe te marre meritat per zhvillimin e nje super lojtari sic eshte Edoni, qe si futbollist eshte rritur te klubi i Flamurtarit para se te kalonte nje periudhe te Prishtina.
Ai shkrim me shume te paverteta shkon edhe me larg, saqe thuhet se zyrtarte e FC Prishtines e paskan bindur Edonin qe te vendos te luaj per Kombetaren e Kosoves, nepermjet nje takimi me trajnerin e grupmoshes U-21.
Por e verteta edhe ne kete ceshtje eshte teresisht tjeter, Zhegrova vendimin definivit dhe te pakthyeshem per te luajtur per Kosoven e ka marre shume shpejt pas takimit me Kryetarin e Federates se Futbollit te Kosoves, Fadil Vokrrin, sic edhe shihet ne kete foto dhe sic eshte informuar opinioni ne ate kohe.
Prandaj dua shfrytezoj rastin qe t’ u beje thirrje zyrtarëve te atij klubi por edhe te tjerve qe te mos provojne te perfitojne nga puna e dikujt tjeter, sepse mbi te gjitha vetem sa po zbulohen cdo dite e me shume se cfare soji jane.
Me respekt, Xhevat Abazi, menaxher i Edon Zhegroves.

received_10156322767091163