Rashica shënon golin e parë në Bundesligë

Mesfushori kosovar, Milot Rashica, ka realizuar golin e parë në fanellën e Werder Bremenit.

Ai shënoi në kuadër të xhiros së 26-të të Bundesligës në përballjen me Kolnin.

Rashica shënoi në minutën e 58-të për të kaluar Werderin në epërsi 2:1. Werder fitoi 3:1.

Paraqitja e tij është vlerësuar lart nga mediat gjermane.