Pse po vijnë lëndimet e futbollistëve nga fushat me bari artificial?

Kohët e fundit kemi parë lëndimet e shumë sportistëve kosovarë dhe ekipeve gjithnjë e më shumë u ka filluar që t’i rritet numri i të lënduarëve në skuadër.

Të gjithë pyesin ku qëndron problemi?

Kemi dëgjuar ankesat e shumta të tyre nga dhimbjet e gjymtyrëve, dhimbje të mesit, pastaj zgjatje të muskujve e deri te thyerjet e kockave dhe këputjet e ligamenteve.

Problemi qëndron tek fusha me bari sintetik apo artificial.

Duke e ditur që kualiteti i fushave tona në Kosovë me bari sintetik i takon kategorive 4, 5 dhe 6, harxhimet e ulta dhe me pak kohë për mirëmbajtje të terreneve ka ndikuar që shumë ekipe kosovare t’i ndryshojnë terrenet nga ato natyrale tek ato artificiale dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në lëndimet e lojtarëve të tyre.

arbanisss

Ekziston gjithashtu një shqetësim i rëndësishem në lidhje me një lidhje të besueshme mes barit artificial dhe kancerit. Disa fusha artificiale përdorin mbushje të tilla si rërë silikoni ose gome të grimcuar, të referuara si “gomë e therrmijshme”, të cilat posa të futen në organizmin tonë mund të ndikojnë edhe në shtimin e qelizave kancerogjene në organizmin e sportistëve.

Këto fusha mund të krijojnë abrazion apo djegje të lëkures kur ata gërvishen nga ndërhyrjet shumë më të mëdha se sa tek ato fusha natyrore. Tufa artificiale ka mundësinë që të mbajë shumë më shumë nxehtësinë duke ndikuar shumë shpejtë në lodhjen e sportistëve.

Sipas studimit të “Journal of Medical Medicine” të SHBA-ve, Elliott B. Hershman, shkalla e dëmtimit të shtrembërimit të gjurit në tërësi ishte 22% më e lartë në bari artificial se sa në barin natyror.

lendimet

Ndërsa lëndimet e meniskusit nuk ndodhin në nivel shumë më të lartë se në bari natyror, shkalla e shtrembërimit apo lëndimit të ACL apo ligamentit kryqëzor të përparëm janë 67% më të larta në fusha me bari atificial sesa ai natyror.

Shmangia e përbashkët e këtyre lëndimeve vije duke rregulluar ashtu siç duhet, dhe në nivelet që i përshtatet kritereve të kërkuara nga UEFA dhe FIFA, pastaj lojtarët apo sportistët duhet forcuar rregullisht muskujt, pastaj duhet bërë ushtrime të balancimit, koordinimit dhe gjithmonë duke mbathur taka adekuate që i përshtaten terrenit, si dhe duke mënjanuar aktivitetet sportive në fusha me bari artificial.

Arbanis Maxhuni, fizioterapeut (kolumne e shkruar për “GazetaOlle.com”

lendim