Prishtina – Trepça, luhet në Obiliq

Prishtina rikthehet sërish në Obiliq, pas disa javëve të kaluara në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Klubi më i madh në vend ka vendosur që takimin e radhës me Trepçën, në kuadër të javës 25 të Vala Superligës, do ta luajë në “Agron Rama”, shkruan Gazeta Olle.

Takimi luhet të shtunën. Njëkohësisht, KEK-u takimin e fundjavës e luan të dielën.