Prishtina në bojkot, ndeshja mund të mos zhvillohet

Klubi i Prishtinës në futsall është në bojkot tash e disa ditë. Kjo ka ndodhur pasi lojtarët kanë pasur probleme me kryesinë e klubit. 

Gazeta Olle mëson se lojtarët kanë mosmarrëveshje me klubin dhe nuk do të luajnë më te Prishtina.

Ndeshja e sotme (21:00) me Feniksin me gjasë nuk do të zhvillohet fare.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Play-Off.