Po mbahet konferenca e parë mjëksore: “Lëndimet sportive – perspektiva ortopedike dhe traumatologjike” (FOTO)

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komisioni Mjekësor pranë KOK-ut po mbahet Konferenca e Parë Mjekësore me temën “Lëndimet sportive – perspektiva ortopedike dhe traumatologjike”.

Konferenca ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për sëmundjet që mund të vijnë gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive në mënyrë që të evidentohet rreziku që mund të vijë nga lëndimet.

Në konferencë po ligjërojnë doktorët më të mirë në Kosovë, si Cenë Bytyqi, Bujar Shabani, Sabit Sllamniku, Dafina Shabani, Qerim Kida, Nderim Salihaj, Amir Veseli, Dukagjin Spanca, Bujar Turjaka etj.

Konferencën e hapi kryetari i Komisionit Mjekësor, Avni Nuha, që i uroi mirëseardhje të pranishmëve të shumtë, shkruan Gazeta Olle.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se pas 22 vitesh izolim kjo konferencë është e mirëseardhur, dhe të cilën synojnë ta bëjnë edhe në nivel rajonal e ndërkombëtar. Sipas tij, qëllimi i këtyre ligjëtarave është mbrojtja e sportistëve nga lëndimet.

lendimet3

Mjeku ortopedin, Cen Bytyqi shpjegoi sëmundjet apo lëndimet që mund të ndodhin gjatë aktiviteteve sportive, e që më së shumti ndodhin në fëmijërinë e hershme përderisa fëmijët kanë një përfshirje të madhe në aktivitetet sportive.

Kolegu i tij në pjesën e ortopedisë, Bujar Shabani, kishte për temë të flasë para masës për anatominë kirurgjikalë të gjurit, dhe problemet që mund të shfaqen.

Sabit Sllamniku, shpjegoi për etiologjinë dhe vlerësimin e dhimbjes së gjurit, e kjo dhimbje më së shumti është prezentë tek vajzat dhe tek ato që ushtrojnë shumë.

Konferenca pritet të mbyllet në orët e pasditës me dhënien e certifikatave.

dukagjinspanca bujarturjaka amirveseli