Orteku i borës mbyt zëvendës ministrin Arian Dacin, duke skijuar në Brezovicë

Orteku i borës që ka rënë sot në Brezovicë ka qenë fatal për Arian Dacin, zëvendës ministrin e Diasporës.

Arian Daci ishte duke skijuar tek vendi i quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’, bashkë me një mik të tijin, derisa ka rënë orteku, shkruan Gazeta Olle.

Policia e Kosovës ka konfirmuar shpëtimin e personit tjetër, por jo edhe të Dacit.

Ariani është djali i ish kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci.

Ngushëllime familjes së tij i ka shprehur edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.