Munishi: Kjo është skuadra më e fortë në Kosovë

Ismet Munishi ka treguar skuadrën më të fortë në Vala Superligë.

Sipas tij, Feronikeli ka potencial të jashtëzakonshëm, përcjellë Gazeta Olle.

“Feronikeli është favoriti kryesor për të fituar titullin kampion. Ka skuadrën më të mirë në Vala Superligë”, deklaroi Munishi për “Dueli Sportiv”.

“Kanë lojtarë që ti si trajner nuk di se si të përballesh ndaj tyre”, shtoi Munishi. /Gazeta Olle/